Moti përgjatë fundjavës/ Pa reshje, por me temperatura me disa gradë nën zero

schedule11:07 - 15 Nëntor, 2024

schedule 11:07 - 15 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Gjatë kësaj të premteje vranësirat, reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore do vijojnë të jenë prezente.

Meteorologia e njohur Lajda Porja nga Meteoalb, thotë se temperaturat maksimale gjatë ditës do arrijnë në 18 gradë Celsius.

“Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë zonat verilindore të vendit dhe pritet që në orët në vijim të sjellin dobësim të tyre duke na rikthyer kthjellimet, vranësirat, por lagështira e lartë në ajër mbetet prezente. Temperaturat ajrit gjatë ditës së sotme kanë pësuar rritje dhe maksimalja do arrijë në 18 gradë”, tha ajo.

Ndryshe nga e enjtja dhe e premtja që sollën reshje, fundjava do karakterizohet me mot të qëndrueshëm.

Mëngjeset do jenë të ftohta në zonat malore, ku pritet që temperaturat minimale të zbresin disa gradë nën zero kurse gjatë ditës temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë.

“Fundjava do jetë e qëndrueshme. E shtuna dhe e diela, paraditen do jenë me interval të gjatë me kthjellime dhe vranësira  të lehta, ndërkohë vranësirat më prezente janë në pjesën e dytë të ditës më së shumti në zonat malore, megjithatë nuk priten reshjet. Ftohen mëngjeset, që në minimalet ën zonat malore do të zbresin në -3 gradë, megjithatë maksimalet do të ngjiten deri në 20 gradë Celsius”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!