Kushtet e përkeqësuara atmosferike ndikojnë edhe fluturimet. Në një njoftim për pasagjerët, Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, njofton se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të ndikohen në aspektin e orarit.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të ndikohen në aspektin e orarit.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht, me ekipet që punojnë në koordinim të ngushtë për të siguruar shërbime të qeta dhe pa probleme në aeroport.
Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore për përditësime.” -thuhet në njoftim.



