Moti mund t’ju ndryshojë planet, zbuloni si pritet të jetë fundjava

schedule11:26 - 4 Shkurt, 2021

schedule 11:26 - 4 Shkurt, 2021

Dita sot nisi me kthjellime dhe me vranësira thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, ndryshe nga kjo e enjtje e premtja dhe gjatë fundjavës pritet që të  kemi një shtim të vranësirave në të gjithë vendin por pa praninë e reshjeve.

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb bën me dije për Abcnews.al se fundjava gjithashtu pritet që të sjellë një rritje të vlerave të temperaturave të ajrit.

“Moti këtë të enjte do të paraqitet me kthjellime dhe me vranësira të pakta ndërsa e premtja dhe fundjava do të sjellin shtim të vranësirave sidomos në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës duke kulmuar  gjatë fundjavës ku vlerat minimale do të ngjiten me 2 apo 3 gradë celsius ndërsa maksimumi deri në 18 gradë celsius. Gjithashtu dhe në vendet e rajonit do të kemi praninë e vranësirave dhe rritje të temperaturave të ajrit”, është shprehur meterologia. /abcnews.al