Moti: Mësoni si parashikohet të jetë sot

schedule08:03 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 08:03 - 21 Dhjetor, 2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Por pasditja zhvillon vranësirat duke sjellë reshje shiu në zonat e ulta e dëbore në zonat malore. Më të konsiderueshme reshjet do të jenë në rajonin verior dhe jugor, ku herë pas-here do të jenë dhe intensive.

Temperaturat e ajrit  mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 18°C në jugperëndimore.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.