Moti me erëra të forta shkakton probleme në aksin rrugor Llogara, disa zona pa energji

schedule14:11 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:11 - 13 Nëntor, 2019

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar problematika e vështirësi në disa zona të vendit.

Situata meteorologjike gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Vlorës ka shënuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ç’ka ka lënë pa energji elektrike disa zona. Sipas prefektit të Vlorës, probleme për shkak të motit janë hasur në aksin rrugor Vlorë-Llogara, ku është punuar gjatë gjithë kohës për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë rrëzuar disa shtylla tensioni si dhe pemë të llojit pishë të zonës, të cilat kanë lënë zonën e Llogarasë pa energji elektrike duke bllokuar edhe aksin rrugor Vlorë-Llogara.Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka qënë përgjatë të martës në një inspektim në zonën e Llogarasë, teksa ka vendosur në gatishmëri të gjitha insitucionet vendore për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Sipas prefektit të Vlorës falë ndërhyrjes në kohë, situata është përmirësuar dhe rruga tashmë është e kalueshme.

Mamaj thotë se probleme me energjinë elektrike kanë pasur zonat në Dukat, Tragjasë, Radhimë, Orikum, si edhe në fshatin turistik Zvërnec, banorët e  të cilëve kanë qëndruar disa orë pa energji elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!