MOTI/ Më e keqja në mbrëmje, çfarë pritet gjatë orës 21:00 në Tiranë dhe Durrës

schedule15:54 - 9 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 9 Qershor, 2022

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë ditës së sotme, ku mjaft zona janë përmbytur, ndërsa gjatë orëve të pasdites u shënua edhe një viktimë për shkak të shkarkesave elektrike. Mësohet se viktima quhet Arben Ivanaj nga Shkreli i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën për shkak të flakëve në një shtëpi të goditur nga rrufeja.

Ndërkohë, raportohet për përmbytje sporadike në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ku uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Si do të jetë moti?

Situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve të pasdites deri në mbrëmje. Madje, përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.

Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje.

Vendi është goditur ndjeshëm edhe nga rrufetë gjatë orëve të fundit, ku zonat më të prekura kanë qenë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!