Moti i rënduar/ Rama: Të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren për të siguruar kthimin në normalitet

schedule13:30 - 8 Nëntor, 2023

schedule 13:30 - 8 Nëntor, 2023

Këtë të mërkurë, vendi ynë u zgjua nën sundimin e reshjeve të shumta. Kjo ka sjellë një situatë të rënduar dhe kaotike në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Ai ka ndarë disa foto në Facebook dhe i bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

“MOT I RËNDUAR

Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Rama krahas fotove nga terreni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!