Moti i qëndrueshëm, diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat deri në 18 gradë Celcius

schedule07:09 - 16 Shkurt, 2023

schedule 07:09 - 16 Shkurt, 2023

Moderatore e Motit: Rezarta Xhakollari

Mbizotërimi i fushës me presion të lartë atmosferik në Evropën qendrore po na garanton ende mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Enjte, data 16 Shkurt 2023

Moti pritet me kthjellime dhe mjegull në mëngjes përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje por edhe në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje vonë do të kemi vranësira në shtim mesatare në zonën veriperëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -3/12°C
Zona e ulët         -1/17°C
Zona bregdetare 6/16°C

Kosova, e Enjte data 16 Shkurt 2023

Moti do të jetë me kthjellime ,dhe mjegull të dendura në mëngjes dhe mbrëmje . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 10°C – 13°C.

E Premte , data 17 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pakësohen duke ia lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -2/11°C
Zona e ulët         2/17°C
Zona bregdetare 8/16°C

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!