Moti i kthjellët me vranësira kalimtare, temperaturat deri në 16 gradë celsius

schedule07:20 - 21 Mars, 2025

schedule 07:20 - 21 Mars, 2025

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta; moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Kosovë

Do të vijojë; territori i Kosovës; nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta; gjatë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin ngrica në akset rrugore, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 11°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet sërish në Prizren.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë orëve të paradites; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten; në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; ti bëjnë prezente vranësirat në të gjithë territori e MV, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Kumanovës deri në 13°C vlera  maksimale e cila do të shënohet në Shkup dhe Manastir. Ndërkohë; era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në veri-verilindje të kontinentit Europian; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore, rajonin e Baltikut si edhe vendet Lindore duke sjellë; reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë sërish në ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik, ndërsa e gjithë  pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!