Mori i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.
Gazetari Leoniadha Musaj, raporton për ABC News se dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndër të tjera kapiteneria e portit Detar të Durrës ka theksuar se shkak për vonesat në nisje është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë.
Ndërsa tragetet që mbërrijnë nga Bari janë ankoruar në orar në port. Gjithashtu probleme janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht.
Kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit janë drejt përmirësimit./abcnews.al