Moti i keq, Vlora nën ujë/ Ministri Vëngu: Mbështetje me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe forca ushtarake

schedule19:15 - 4 Tetor, 2024

schedule 19:15 - 4 Tetor, 2024

Disa mjete dhe forca ushtarake janë mobilizuar për të ndërhyrë në Vlorë për shkak të gjendjes kritike nga reshjet e dendura të shiut.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu njofton përmes një postimi në rrjete sociale se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.

Gjithashtu, ministri bën të ditur se Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.

Postimi i ministrit Vengu:

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.
Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.
Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim./abcnews.al