Moti i keq, si paraqitet gjendja e akseve rrugore në qarkun e Kukësit

schedule10:46 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 10:46 - 3 Dhjetor, 2021

I gjithë territori i Qarkut Kukës ditën e sotme është përfshirë nga një situatë moti të pa qëndrueshme. Njoftohet se në territorin e bashkisë Tropojë ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë gjatë natës si dhe erëra të forta.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh në disa segmente rruge, sidomos në  akset rrugore nacionale Tropojë dhe në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec, por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

Ndërsa në Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. /abcnews.al/