Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në Lombardi.
Pas reshjeve të vazhdueshme gjatë dy ditëve të fundit në liqenin Como është rritur niveli i ujit, duke shkaktuar bllokime në rrugët e qytetit.
Ndërkohë gjatë natës dhjetëra zjarrfikës kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarët nga përmbytjet në këtë zonë.
Situata është paraqitur kritike në provincën e Lecoo ku rreth 120 persona janë evakuuar.
Ndërsa rruga Regina pranë Colono do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 20:00 si masë paraprake për shkak të rrëshqitjes së dherave./abcnews.al/