“Çmendet” moti në Itali, breshëri sa një kokërr kajsie godet Lombardinë

schedule20:02 - 28 Qershor, 2022

schedule 20:02 - 28 Qershor, 2022

Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajonin e Lombardisë ka dhënë alarm portokalli (rrezik mesatar) në pritje të shtrëngatave.

Reshjet e para filluan në mëngjes dhe ekziston rreziku për shtrëngata deri mëngjesin e së mërkurës.

Në zonën e Vareses kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.

Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve./Abcnews.al/