Moti i keq, probleme në Vlorë dhe Durrës. Pezullohet lundrimi

schedule15:10 - 13 Maj, 2019

schedule 15:10 - 13 Maj, 2019

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar probleme kryesisht në zonën bregdetare, ku është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Në Vlorë nuk ka patur përmbytje, por thyerje të pemëve.

Nuk pati vërshim të ujit nëpër rrugët e qytetit, por shumë pemë u rrëzuan në tokë.

Vlora prej 24 orësh u përfshi në një mot të keq me reshje dhe erë të fortë.

Rruga e Zvërnecit u bllokua për pak kohë.

Kurse në disa lagje të qytetit, ne Orikum dhe Radhimë pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Anijet e peshkimit nuk dolën në det dhe trageti i pasagjereve Brindisi –Vlorë nuk ka kryer itinerarin e tij.

Në Durrës flota e anijeve prej afro 3 ditësh nuk ka funksionuar. Dispeçeria rekomandoi ndalimin e lundrimit të peshkarexhave për shkak të motit me reshje dhe erë të forte.

Mot me reshje dhe erë të forte ka edhe në Fier. Qarkullimi është vështirësuar dhe rrugët e lagjeve janë mbushur me ujë.

Elton Nika,  gazetar i ABC News Vlorë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!