Reshje me intensitet të lartë kanë rënë në Vlorë këtë të mërkurë, teksa moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se reshjet kanë krijuar edhe problematikat e para në disa akse të qytetit, ku ka edhe prezencë të ujit.
Të bllokuara janë disa akse, si zona e quajtur pranë Albano dhe Romina, rruga pranë portit në zonën e Skelës dhe rruga pranë bibliotekës së qytetit të cilat kanë prezencë te ujit dhe vështirësojnë kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.
“Reshjet kanë krijuar problematike në qytetin e Vlorës. Rruga Albano Romina është e përmbytur nga uji. Problematika ka pasur edhe në zona të tjera të qytetit. Duhet thënë që situata ka qenë e vështirë për 40 minuta, për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. Probleme ka pasur në kalimin e automjeteve në aksin rrugor nga Vlora në drejtim të fshatit Peshkëpi. Nuk ka pezullim të lundrimit detar, vijohet normalisht. Ka pasur edhe ndërpreje të energjisë edhe në disa zona të qytetit të Vlorës. Në zonën në të cilën unë ndodhem, në lagjen “28 nëntori”, është një nga akset më problematike sa i takon reshjeve intensive”, raportoi gazetari Nika./abcnews.al