Ditët e fundit moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Turqinë duke shkaktuar një sërë problematikash, kryesisht në Stamboll.
Mediat bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të borës Stambolli është paralizuar, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e më shumë se 200 fluturimeve.
Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e borës , që nisën të mërkurën në Stamboll, do të jenë më intensive gjatë fundjavës. Paralajmërimet e përsëritura për qytetarët dhe përpjekjet për të mbajtur të pastra rrugët dhanë rezultat të enjten kur reshjet u përkeqësuan.
A friend from ?? just send this Vidoe, snow ❄ storm in Istanbul 10/Mar/22 pic.twitter.com/t2WqdWnBUo
— Faisal Bhai (@BUZURGWAR) March 10, 2022
Megjithatë, të Premten, qyteti dëshmoi më shumë ndërprerje të trafikut, me shoferë që braktisën makinat e tyre dhe shkuan në këmbë për në punë ose morën tranzit masiv në disa vende.
Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë e Stambollit (ITO) njoftoi se qendrat tregtare në qytet do të hapen në orën 12:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 sipas kohës lokale për shkak të kushteve të motit.
Stambolli një situatë të tillë e përjetoi dhe në janar ku për shkak të reshjeve të borës qyteti paralizoi jetën e përditshme . /abcnews.al
In pictures: Türkiye’s Istanbul wears white blanket as the residents brace for the worst snow storm to hit the historical city in 25 years pic.twitter.com/wNhWxlWqZA
— TRT World Now (@TRTWorldNow) March 11, 2022