Vijon të mbetet problematike situata nga reshjet pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras.
Reshjet përgjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme kanë mbuluar rrugën pranë këtij nënkalimi duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Segmenti i autostradës Fushë Milot-Thumanë mirëmbahet nga firma kontraktore, ndërsa asnjë punonjës nuk gjendet të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës.
Nga ana tjetër, ARRSH bën me dije se reshjet me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare.
Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këputura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë.
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
/Abcnews.al/