Moti i keq në Japoni, shkon në 200 numri i viktimave

schedule14:43 - 13 Korrik, 2018

schedule 14:43 - 13 Korrik, 2018

Ka shkuar në 200 numri i viktimave në Japoni si  pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Problem të mëdha kanë dhe të strehuarit në qendrat e emergjencës, të cilët përballen me rreziqe serioze shëndetësore.

Një javë prej fillimit të reshjeve të dendura që kanë gjunjëzuar Perëndimin e Japonisë, viktimat janë më shumë se 200, 60 të tjerë janë shpallur të zhdukur, ndërsa 7 mijë të evakuarit në qendrat e pritjes po përballen me rreziqe serioze të shëndetit.

Ndërsa rritja e mënjehërshme e temperaturave në zonat e përmbytura rrezikon përhapjet e viruseve në një moment që furnizimi me ujë të pijshëm nuk është rehabilituar ende. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 600 ndërtesa publike janë dëmtuar nga balta dhe më shumë se 207 mijë banesa nuk kanë endë ujë të pijshëm teksa temperaturat arrijnë deri në 30 gradë Celsius në disa zona

Vetëm në perfekturën e Okaiamës 15 mijë pallate dhe banesa kanë dëmtime serioze. Një nga problemet kryesore në qendrat e evakuimit, sipas mediave japoneze, është mungesa e tualeteve dhe rreziku i dehidratimit për personat më të moshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!