Moti i keq në Itali, tornado merr gjithçka që del përpara, vdes një person

schedule08:20 - 5 Korrik, 2022

schedule 08:20 - 5 Korrik, 2022

Pronari i një ferme në Piacenza të Italisë ka ndërruar jetë, për shkak të motit të pazakontë që ka goditur Italinë.

Sipas raportimeve të medieve lokale, burri fatkeq ndërroi jetë kur një mur u shemb në fermën e tij, nga erërat e forta të shkaktuara nga tornado.

Gjithashtu dëmet material në zonë janë të shumta.

Shpejtësia e erës në Itali arriti në 90 kilometra në orë.

Ndërkohë në qytetin Fiorenzuola, era e fortë shkaktoi dëme të mëdha në çatinë e një spitali, i cili u evakuua./abcnews.al/