Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë stuhi dhe përmbytje në Greqinë perëndimore. Mediat vendase raportojnë se temperaturat janë ulur me 10 gradë. Si pasojë e motit të keq janë bllokuar disa akse rrugore, ndërkohë që raportohet edhe për furtuna të fuqishme.
Mediat greke raportojnë se në zonat malore të gjitha akset rrugore në Greqinë perëndimore janë thuajse të pakalueshme, si pasojë e reshjeve të dëborës. Gjithashtu raportohet se është bllokuar edhe lëvizja në det, për shkak të stuhisë dhe dallgëve të larta./abcnews.al