Moti i keq në Durrës, kapiteneria pezullon lundrimin e anijeve

schedule10:28 - 13 Shkurt, 2019

schedule 10:28 - 13 Shkurt, 2019

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë dhe det të dallgëzuar. Forca e dallgëve arrin deri në 7 balle ndërsa shpejtësia e erës shkon në 60 km/h. Kjo situatë ka ndikuar në pezullimin lundrimit të anijeve tregëtare dhe atyre të peshkimit.

Ndërsa vështirësi në lundrimin kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë. Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes. Në këto kushte Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve të tyre me qëllim shmangien e incidenteve në det. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!