Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, ulet fluksi i automjeteve në Doganën e Morinës

schedule08:47 - 8 Gusht, 2020

schedule 08:47 - 8 Gusht, 2020

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë më i ulët se një fundjavë më parë, ndikuar kjo edhe nga rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus në të dy vendet.

Pavarësisht kësaj, krijimi i radhëve në këtë doganë ka qenë e pashmangshme. Policia kufitare po punon me gjashtë sportele.

Qytetarët thonë se procedura e kalimit të kufirit është përshpejtuar këtë vit, pavarësisht kontrollit të temperaturës për çdo individ.

Gjithsesi në radhët e tyre vihet re një pasiguri për shkak të përhapjes së koronavirusit./abcnews.al