Moti i ftohtë dhe reshje bore, si variojnë temperaturat sot

schedule07:37 - 4 Janar, 2020

schedule 07:37 - 4 Janar, 2020

Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme pritet të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës. Më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në territor.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga – 11°C në 7°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al