Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti gjatë pjesës së dytë të muajit Maj

schedule15:27 - 4 Maj, 2019

schedule 15:27 - 4 Maj, 2019

Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu do të na shoqërojë edhe gjatë kësaj fundjave dhe sipas sinoptikanëve nuk përjashtohet edhe mundësia e dëborës në zonat malore.

Ashtu si pranvera e vitit 2018 edhe kjo pranvere paraqitet e freskët dhe e lagësht. Sipas sinoptikanëve dy pranverat e fundit ngjajnë si jo normale, duke ju referuar reshjeve dhe uljes së temperaturave të cilat do të na shoqërojnë gjatë fundjavës dhe fillim javës.

Gjysma e dytë e muajit maj pritet të ketë një mot më të qëndrueshëm dhe me temperature normale për muajin ku ndodhemi.

Sipas sinoptikanëve edhe muaji qershor do të sjelle një tablo të ngjashme, pasi reshjet do të jenë prezente, por do te ketë edhe dite ku temperaturat do te jenë tipike të verës me vlera mbi 30 grade. I nxehti tipik pritet të vijë në muajt korrik-gusht dhe mund të zgjasë edhe përtej stinës së verës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!