Moti – E shtunë, 7 Prill 2018

schedule09:37 - 7 Prill, 2018

schedule 09:37 - 7 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë territorin. Pas mesditës, vranësirat fuqizohen, duke sjellë shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja risjell kryesisht kthjellime, në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje me 2°C të vlerave termike, në pjesën më të madhe të vendit.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al