Moti – E shtunë, 7 Korrik 2018

schedule10:27 - 7 Korrik, 2018

schedule 10:27 - 7 Korrik, 2018

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësirat shfaqen fillimisht në veri dhe gradualisht në të gjithë zonat malore.

Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shira afatshkurtër në ekstremin verior, por shira të izoluar në zonat lindore, ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me 2 – 3°C, duke ulur maksimumin territorial në 33°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në jug, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari