Moti – E shtunë, 24 Gusht 2019

schedule09:15 - 24 Gusht, 2019

schedule 09:15 - 24 Gusht, 2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në pasdite kur në zonat Veriore-Verilindore dhe pjesërisht qëndër vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar në këto rajone. Nata largon vranësirat nga i gjithë vendi duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por mbeten të pandryshueshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 36 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!