Sipas MeteoAlb, moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash; më të dendura gjatë pjesës së dytë të ditës, kur priten shira afatshkurtër thuajse në të gjithë territorin duke përjashtuar ekstremin jugperëndimor ku mundësitë për shira janë shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C; më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës në zonat veriperëndimore ku pritet maksimumi 31 – 32°C.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari

