Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore jugore në vendin tonë. Për pasojë: gjatë paradites i gjithë territori është dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në zonat malore. Pasditja sjellë shtim të vranësirave në ekstremin verior por pa rrezikuar shira. Ndërsa orët e natës do të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesditë me të paktën 2 gradë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 14°C minimumi deri mbi 32°C maksimumi.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h, nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim i ulët. /abcnews.al