Moti – E premte, 24 Maj 2019

schedule09:27 - 24 Maj, 2019

schedule 09:27 - 24 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë jugperëndimore do të kushtëzojnë motin dhe në vendin tonë.

Për pasojë kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë gjatë paradites, por mesdita sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira, ku në veri marrin formë rrebeshesh.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ditore, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C mëngjesi deri në 25°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!