Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë, kur vranësirat shfaqen në veri dhe zonat lindore.
Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira lokale dhe shira të izoluar do të ketë në veri – verilindje dhe më pak shira në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesditës, duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.
Era do fryjë mesatare, por mbrëmja forcon erën në veriperëndim, ku shpejtësi pritet të shkojë mbi 55 km/h nga verilindja, duke krijuar në brigjet jugore dallgëzim 2 ballë, por mbi 3 ballë, Velipoja – Shëngjini./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari