Moti – E mërkurë, 5 Qershor 2019

schedule09:06 - 5 Qershor, 2019

schedule 09:06 - 5 Qershor, 2019

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në ekstremin verior duke gjeneruar shira lokal.

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave edhe në pjesën tjetër të vendit duke gjeneruar shira herë pas-herë në formë rrebeshesh afat-shkurtër, ndërsa bregdeti paraqitet me kthjellime. Orët e natës rikthejnë kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish, ku më e ndjeshme rritja do të jetë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi kryesisht jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3  ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!