Moti – E mërkurë, 30 Maj 2018

schedule13:06 - 30 Maj, 2018

schedule 13:06 - 30 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme kanë vijuar deri në mesditë kur vranësirat janë fuqizuar në territor duke sjellë shira të përkohshëm në zonat lindore, por shira të izoluar pjesërisht në zonat qendrore dhe ekstremin jugor.

Orët e vona të pasdites si dhe mbrëmja, paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme duke ruajtur luhatjen nga 11 në 32°C.

Era paraqitet e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!