Sipas MeteoAlb: Alternime vranësirash të shpeshta dhe kthjellimesh të pakta dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës.
Ndërsa pasditja rikthen sërish reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore. Edhe nata do të vijojë me reshje të pakta e të izoluara.
Temperaturat e ajrit janë ulur sërisht në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 22°C mesdita. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al