Moti – E mërkurë, 26 Qershor 2019

schedule08:00 - 26 Qershor, 2019

schedule 08:00 - 26 Qershor, 2019

I nxehti Afrikan përfshin pjesën më të madhe të  kontinentit Evropian, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C. Më problematike situata paraqitet  në Gadishullin Iberik dhe Evropën Qendrore. Ndërsa vranësira dhe shira të përkohshëm paraqitet Evropa Veriore.

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke kushtëzuar mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe vranësira të lehta në zonat lindore. Pasditja sjellë shtim të vranësirave në këto zona por shira priten vetëm në zonat juglindore, ndërsa zona e ulët dhe bregdeti vijojnë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke KRIJUAR në det dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!