Moti –  E mërkurë, 19 dhjetor 2018

schedule23:27 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 23:27 - 19 Dhjetor, 2018

Sipas MeteoAlb, si pasojë e ardhjes së masave ajrore të qëndrueshme, por të ftohta i gjithë territori i Shqipërisë është dominuar nga mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin verior dhe përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit kanë mbetur konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore  nga -5 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në jugperëndim të Shqipërisë. Era do fryjë mestare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!