Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës kanë vijuar me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat perëndimore, por vranësira të shpeshta ka patur në zonat lindore.
Pasditja paraqitet kryesisht me kthjellime në veri dhe qendër, por me vranësira të herë pas hershme Mbetet ekstremi jugor i Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit janë ulur me 2-3°C në mëngjes por mesdita ka ruajtur vlera termike konstante, ku maksimumi ka shënuar 24°C.
Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 26 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim të ulët./abcnews.al