Moti – E mërkurë, 14 shkurt 2018

schedule13:56 - 14 Shkurt, 2018

schedule 13:56 - 14 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në të gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore, më së shumti në Qendër dhe zonat Jugore. Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit në territor POR sërisht gjatë natës, reshjet ri-kthehen në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.

Moti – E enjte, 15 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në Jug ndërsa reshje të izoluara, priten në zonat Qendrore dhe Veriore.

Pasditja përmirëson kushtet e motit në Veri dhe Qendër ndërsa Jugu dhe kryesisht Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, ndërsa një rënie e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare dhe deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!