Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës eshte dominuar, kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin. por mesdita ka sjell vranësira të shpeshta në territor, më të dendura në veri dhe zonat lindore, ku priten rrebeshe të shkurtra shiu.
Sërish pasditja dhe në vijim, sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1 – 2°C kane sjelle orët e mesditës; kryesisht në zonat Veriore.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al