Sipas MeteoAlb, paraditja është dominuar nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa shira afatshkurtër janë vrojtuar kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.
Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e vranët duke sjellë edhe rrebeshe të shkurtra shiu në territor, ndërsa mbrëmja mbetet me shira të dobët në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore.
Temperaturat e ajrit kanë vijuar konstante në mëngjes, por me rënie të lehtë paraqitet mesdita; kryesisht në veriperëndim dhe qendër.
Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al