Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të vranët dhe shirave të dobët, më të theksuara në veri-qëndër. Por mesdita dhe pasditja paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira ne zonat Jugore duke lënë zonat veri dhe qëndër me shira të izoluar. Gjate natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 14°C deri në 30-31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë. /abcnews.al