Sipas MeteoAlb, moti mbetet gjatë gjithë ditës kryesisht i vranët, me shira të përkohshëm në të gjithë Shqipërinë.
Shira më të shpeshtë do të ketë qendra dhe zonat Lindore, por shira më të pakët priten në zonat perëndimore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm do të ketë herë pas here në veri dhe zonat verilindore.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por rënie me 2 – 3°C sjell mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore.
Era do fryjë mesatare por deri e fortë në veri, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari