Moti – E martë, 23 Prill 2019

schedule23:27 - 23 Prill, 2019

schedule 23:27 - 23 Prill, 2019

Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat Malore duke gjeneruar shira, të cilët mbeten prezent edhe gjatë mesditës, herë pas-here në formë rrebeshi.

Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta bregdetin dhe zonën e ulët.  Temperaturat e ajrit janë rritur sërish në mëngjes, por dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C në zonat malore deri në 26°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare në veri, por e fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!