Moti – E martë, 12 Mars 2019

schedule17:01 - 12 Mars, 2019

schedule 17:01 - 12 Mars, 2019

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë deri në mesditë në zonën e ulët dhe bregdet, por reshje dëbore në zonat malore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta dëbore të mbeten në zonat juglindore.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri dhe brigjet detare me shpejtësi 60-65 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!