Moti – E hënë, 30 Prill 2018

schedule14:39 - 30 Prill, 2018

schedule 14:39 - 30 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, në pjesën më të madhe të vendit, moti është dominuar nga vranësira dhe shira të dobët në veri dhe qendër. Pasditja mbetet me vranësira dhe shira afatshkurtër kryesisht në zonat lindore, ndërsa jugperëndimi paraqitet me intervale kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, por rënie me 2°C është shënuar në orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era paraqitet e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al