Sipas MeteoAlb, deri në mesditë moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë territorin. Sërish pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në Veri dhe Juglindjem, por shira të izoluar në zonat qendrore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1 – 2°C sjell mesdita duke shënuar maksimalisht mbi 36°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

