Moti – E hënë, 20 Maj 2019

schedule08:46 - 20 Maj, 2019

schedule 08:46 - 20 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb: Moti i vranët dhe alternime të pakta kthjellimesh do të dominojnë gjatë paradites në të gjithë territorin, ku më të dendura paraqiten në zonat e ulëta. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët në të gjithë vendin. Orët e mbrëmjes përmirësojnë sërisht motin.

Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 3° në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C zonat malore deri në 24°C zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!