Moti – E hënë, 19 shkurt 2018

schedule16:39 - 19 Shkurt, 2018

schedule 16:39 - 19 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë të
gjithë territorin duke sjellë reshje të përkohshme në të gjithë vendin, më të
dukshme në Veri dhe zonat Qendrore.
Pasditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore; kushte që vijojnë ndikimin e
tyre në territor edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita paraqitet
me një rënie prej 2°C, në të gjithë vendin.
Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor
duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Moti – E martë, 20 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon dominimi i vranësirave me reshje të përkohshme në të
gjithë vendin ku dëbora pritet në zonat e thella malore.
EDHE pasditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në territor por deri
mesatare në Veri dhe Qendër të vendit. Vranësira dhe reshje të herë pas
hershme VIJOJNE ndikimin e tyre në të gjithë vendin në mbrëmje dhe gjatë
natës.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante në të dy
ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave luhaten nga – 1 në 15°C.
Era do fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi
Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.