Moti – E hënë, 16 Prill 2018

schedule11:55 - 16 Prill, 2018

schedule 11:55 - 16 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar është dominuar kryesisht nga vranësira të shoqëruara nga shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit, por me shira më të konsiderueshëm paraqiten zonat jugore gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, por rënie më të ndjeshme kanë shënuar orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era paraqitet kryesisht mesatare gjatë ditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor – juglindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al